Bota

Rusët nuk përmbahen, bombardohet qyteti jugor i Mykolaiv, vritet 'lordi' i Ukrainës

BBC shkruan se një çift i martuar thuhet se vdiq, ndërsa kryebashkiaku e quajti granatimin si më të fortin e gjitha kohërave.

31 Korrik 2022, 11:20 Nga I.A
Rusët nuk përmbahen, bombardohet qyteti jugor i Mykolaiv, vritet
Rrenoja

UKRAINË- Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime "masive" ruse gjatë natës. BBC shkruan se një çift i martuar thuhet se vdiq, ndërsa kryebashkiaku e quajti granatimin si më të fortin e gjitha kohërave. Nga sulmi rus i mbrëmshëm, u vra një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa.

Rusët nuk përmbahen, bombardohet qyteti jugor i Mykolaiv, vritet
Oleksiy Vadatursky

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa. Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht. Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.

Arsyeja e dhënë nga Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev ishte një sulm i supozuar me dron ukrainas në selinë e Flotës së Detit të Zi. Flota ka qenë prej kohësh e bazuar në Sevastopol. Por një zyrtar i lartë ukrainas, Serhiy Bratchuk, e hodhi poshtë raportin rus si një "provokim".

"Çlirimi i Krimesë sonë do të ndodhë ndryshe dhe shumë më efikas," tha ai.

Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë. Dita e Marinës është një festë vjetore ruse dhe festimet po zhvillohen në të gjithë Rusinë të dielën. Presidenti Vladimir Putin po mbikëqyr ngjarjet në Shën Petersburg, qytetin e tij të lindjes.

mikhail razvozhayev serhiy bratchuk

Sondazh

Poll