Bota

Tentoi të zbriste frigoriferin me ashensor, studenti humb jetën në Greqi

Forcat Zjarrfikëse kanë arritur ta nxjerrin atë duke e transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Serres, ku ka humbur jetën.

31 Korrik 2022, 11:05 Nga I.A

 

Tentoi të zbriste frigoriferin me ashensor, studenti humb jetën
Foto Ilustruese

 

GREQI- Një student 26-vjeçar në Serres të Greqisë ka gjetur vdekjen në ashensor pak pas mesnate. Protothema shkruan se sipas informacioneve të ERT Serres , studenti i ri, pak pas mesnate, ka tentuar me një karrocë transporti të zbresë një frigorifer me ashensor, por për arsye të panjohura deri më tani nga turbulencat që kanë ardhur nga lëvizja e ashensorit, frigoriferi i ka rënë sipër trupit, duke i shkaktuar vdekjen. 

Forcat Zjarrfikëse kanë arritur ta nxjerrin atë duke e transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Serres, ku ka humbur jetën. Hetimet paraprake për të zbuluar se si ka ndodhur ngjarja po kryhen nga autoritetet policore.

humb jeten studenti ne greqi

Sondazh

Poll