Bota

Gruaja e Kim Jong Un qan gjatë himnit kombëtar në përvjetorin e ditës së fitores kundër agresionit amerikan (VIDEO)

Ri Sol Ju, gruaja e Kim Jong Un është përlotur teksa këndonte himnin kombëtar të shtetit të saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në eventin që festonin ditën e fitores kundër agresionit amerikan.

31 Korrik 2022, 10:54 Nga s.s
Gruaja e Kim Jong Un  qan gjatë himnit kombëtar në
Kim Jong Un dhe gruaja e tij

KOREA JUGUT- Gruaja e Kim Jong Un, Ri Sol Ju është përlotur teksa këndonte himnin e Koresë së Veriut në ngjarjen e 69-vjetorit për të përkujtuar armëpushimin e Luftës Koreane.

Ajo shihet përkrah burrit të saj e veshur me fustan të bardhë teksa e shoqëronte atë në këndimin e himnit kombëtar. Videoja e saj është bërë virale në rrjetet sociale. Mijëra forca ushtarake morën pjesë në këtë event, të cilët pas përfundimit kanë duartrokitur duke u shoqëruar me hedhjen e fishekzjarreve shumnëngjyrëshe, raporton CNN.

Në fjalimin e tij, Kim tha se vendi i tij ishte gati të mobilizonte "parandalimin bërthamor" të tij. Vendi po festonte ditën e fitores kundër agresionit amerikan.

korea e jugut kim jong un ri sol-ju

Sondazh

Poll