Aktualitet

Momente interesante mes LSI-PS në Bulqizë, me buzëqeshje dhe përqafime daja i dorëzon Bashkinë nipit

5 Gusht 2019, 18:08 Nga DOSJA
Momente interesante mes LSI-PS në Bulqizë, me buzëqeshje dhe

BULQIZË- Ditën e sotme në Bashkinë e Bulqizës është betuar kryetari i ri Lefter Alla, ku ky i fundit është nipi i paraardhësit, Melaim Damzi.

Momente interesante janë parë sot në Bashkinë e Bulqizës teksa daja, Melaim Damzi me një mandat 4 vjeçar nga rradhët e LSI-së i dorëzon detyrën nipit të tij, Lefter Alla nga rradhët e PS-së, i cili fitoi në zgjedhet e 30 Qershorit.

Damzi i ka vendosur shiritn Lefter Allës teksa kanë shtrënguar duart sëbashku.
Alla pas betimit të tij, në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë ka deklaruar se do të jetë transparent në mandatin e tij, dhe se do të mbajë të gjitha premtimet e tij të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu kryetari i ri i Bashkisë Bulqizë ka bërë dhe një premtim tjetër duke thënë se i gjithë stafi i Bashkisë do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu janë betuar edhe 7 kryetarë të rinj në Bashkitë Vorë, Delvinë, Konispol, Has, Mirditë, Himarë dhe në Selenicë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryetari i ri i bashkise bulqize lefter alla melaim damzi kryetari i ri i bashkise bulqize lefter alla melaim damzi

Sondazh

Poll