Art&Argëtim

Do të performojë në “Sunny Hill”, këngëtari nga Kosova: Zgjedh Tiranën e jo Prishtinën (ARSYEJA)

Ai ka zbuluar se do të jetë pjesë edhe e festivalit të shumëpritur “Sunny Hill”, që do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë.

31 Korrik 2022, 07:59 Nga A.B
Do të performojë në “Sunny Hill”, këngëtari
Dren Abazi

TIRANË- Këngëtari Dren Abazi prej vitesh ka treguar se ka një stil tijin në të bërit muzikë, duke qëndruar ndër më të pëlqyerit për publikun dhe duke mos e ‘tradhtuar’ zhanerin e tij.  

Ai ka zbuluar se do të jetë pjesë edhe e festivalit të shumëpritur “Sunny Hill”, që do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë. Por këngëtari kosovar, ka preferuar që këtë vit të marrë pjesë në festivalin që do të zhvillohet në Tiranë, teksa shpjegoi edhe arsyet.

Do jem pjesë e Sunny Hill kam qenë edhe tek eidicioni i parë. Kam qenë në Prishtinë tani do jem në Tiranë. E zgjodha Tiranën me dëshirë sepse doja të sillja diçka tjetër. Unë i shoh si vend të vetëm, Tirana është metropol sepse është qytet më i madh dhe Tranën e shoh si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve”- tha ai gjatë një interviste për “Pushime on Top.”

dren abazi sunny hill ne prishtine

Sondazh

Poll