Art&Argëtim

Katedralja Notre Dame në Paris do të rihapet në vitin 2024

Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm.

30 Korrik 2022, 14:57 Nga k.m.
Katedralja Notre Dame në Paris do të rihapet në vitin 2024
Notre-Dame

PARIS- Katedralja Notre-Dame në Paris po mendohet që do të hapet për vizitorët në 2024. Lajmin e dha ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak. Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm.

Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tre faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.

Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë, kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.

notre-dame

Sondazh

Poll