Art&Argëtim

Christine Miliotti tregon prapaskenat e "The Wolf of Wall Street": Kam goditur DiCaprion për 12 orë resht

Gruaja e tradhtuar sheh "Jordan" në makinë duke nuhatur kokainë mbi trupin e të dashurës së re dhe e qëllon me shuplakë.

30 Korrik 2022, 15:07 Nga k.m.

 

Christine Miliotti tregon prapaskenat e "The Wolf of Wall Street": Kam
Momenti nga filmi

 

SHBA- Christine Miliotti bëri një zbulim për filmin "The Wolf of Wall Street", ku luajti rolin e gruas së parë të Leonardo DiCaprio-s. Pasi fiton paratë e tij të para dhe merr jetën në duart e tij, agjenti lë gruan e tij Terezën për Naomi-n, e cila luhet nga Margot Robbie.

Por gjatë filmit një skenë ështe e paharruar për publikun. Bëhet fjalë për momentin kur Tereza kupton se i shoqi po e tradhton me Naomin dhe e divorcon. Gruaja e tradhtuar sheh "Jordan" në makinë duke nuhatur kokainë mbi trupin e të dashurës së re dhe e qëllon me shuplakë.

"Kjo skenë është xhiruar në mes të natës. Kemi xhiruar nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të natës. Skenën e kemi xhiruar pa pushim. E godita me shuplakë dhe e dërgova në ferr për 12 orë,"- tregon aktorja.

Madje, ajo theksoi se kjo skenë e veçantë ishte e preferuara e saj, pasi ishte e vetmja ku personazhi i saj duket se më në fund do të shpërthejë dhe do të ketë “përparësinë” në çift.

“Personazhi im ka përtypur shumë. Emocione, pabesi, presion... Më në fund shpërthen vërtetë,”- tha ai./Protothema.gr

 

christine miliotti

Sondazh

Poll