Art&Argëtim

VIDEO nga dasma në Serbi tronditi rrjetin, ç'është pluhuri i bardhë që marrin në radhë dasmorët? (U zbulua)

Në Serbi, në një dasmë duket se dhëndri e nusja u ofrojnë të ftuarve një pluhur të bardhë të ngjashëm me kokainën. Madje në një moment e provojnë edhe vetë.

30 Korrik 2022, 21:38 Nga k.m.
VIDEO nga dasma në Serbi tronditi rrjetin, ç'është
Pamje nga videoja

SERBI- Një video është bërë virale në rrjetet sociale. Në Serbi, në një dasmë duket se dhëndri e nusja u ofrojnë të ftuarve një pluhur të bardhë të ngjashëm me kokainën. Madje në një moment e provojnë edhe vetë. Shumë e dënuan sjelljen në video, derisa u zbulua e vërteta e vërtetë e kësaj dasme.

E ndërsa po diskutohej nëse ishte drogë e vërtetë apo thjesht një shaka, vetë dhëndri foli. Siç tha ai, "pluhuri i bardhë" është në të vërtetë - kripë.

Kujtojmë se teksa në sallën e festave kumbonte kënga: “Gjithë fshati gërhit të bardhë”, ndaj dhe si shaka dhëndri vendosi t’u ofronte të ftuarve “pluhur të bardhë”. Videoja bëri bujë në Serbi, por paska qenë e gjitha një shaka./telegraf.rs

serbi

Sondazh

Poll