Art&Argëtim

Beyonce në telashe? Artistja amerikane e akuzon se i ka vjedhur këngën

Albumi i ri i Beyonce, “Renaissance” u publikua për gëzimin e madh të fansave të këngëtares, e cila nxorri një album të ri pas 6 vitesh mungesë.

30 Korrik 2022, 22:18 Nga k.m.
Beyonce në telashe? Artistja amerikane e akuzon se i ka vjedhur
Beyonce

SHBA- Këngëtarja amerikane Kelis po akuzon Beyoncen për "vjedhje", duke pretenduar se superylli nuk ka "integritet" apo "shpirt" pasi publikoi një këngë të saj pa miratim. Albumi i ri i Beyonce, “Renaissance” u publikua për gëzimin e madh të fansave të këngëtares, e cila nxorri një album të ri pas 6 vitesh mungesë. Mirëpo, lajmi i këndshëm pati edhe një reagim të pakëndshëm nga Kelis.

Kënga në fjalë për të cilën akuzohet Beyoncé është kënga e pestë e albumit e quajtur 'Energy' dhe është e ngjashme me 'Get Along with You', e cila u përfshi në albumin e Kelis, 'Kaleidascope'. Këngëtarja shkroi në Instagram për të shprehur zhgënjimin  e saj me kolegen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kelis (@kelis)

“E kam dëgjuar si gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë siç duket. Disa nga njerëzit në këtë industri nuk kanë shpirt apo integritet dhe kanë mashtruar të gjithë."

Një përdorues komentoi në postim se ishte "bashkëpunimi që i duhet vërtet botës", por Kelis e korrigjoi duke shkruar: "Nuk është një bashkëpunim, është një vjedhje".
Kelis

Kelis sqaroi gjithashtu se problemi i saj i vërtetë nuk është me Beyoncé, por me Pharrell ëilliams dhe Hugo që e “mashtruan”.

Me një video të dytë në Instagram, Kelis ka bërë të ditur se do të luftojë për atë që është e saj dhe do të kërkojë dëmshpërblim. 

beyonce kelis

Sondazh

Poll