Bota

FT+VD/ Protestuesit opozitarë pushtojnë sërish parlamentin, dhjetëra të plagosur nga përplasjet me Policinë në Irak

Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba zanore në përpjekje për të zmbrapsur demonstruesit duke shkaktuar disa lëndime tek protestuesit. Koalicioni i Sadr rezultoi fraksioni më i madh parlamentar por nuk arriti të merrte maxhorancën dhe ngërçi politik në vend vazhdon.

30 Korrik 2022, 19:33 Nga e.k
FT+VD/ Protestuesit opozitarë pushtojnë sërish parlamentin,
Protestuesit hyjnë në godinën e Parlamentit

BAGDAD- Mbështetës të klerikut të fuqishëm shiit Moqtada Sadr depërtuan në zonën e fortifikuar “Të Gjelbër” dhe pushtuan sërish parlamentin, duke thelluar krizën politike në vend. Kjo është hera e dytë që protestuesit kanë hyrë me forcë në dhomën legjislative, disa muaj pas zgjedhjeve që nuk sollën krijimin e qeverisë.

Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba zanore në përpjekje për të zmbrapsur demonstruesit duke shkaktuar disa lëndime tek protestuesit. Koalicioni i Sadr rezultoi fraksioni më i madh parlamentar por nuk arriti të merrte maxhorancën dhe ngërçi politik në vend vazhdon.

Disa prej demonstruesve shihej që ishin plagosur teksa largoheshin nga protestues të tjerë prej vendngjarjes.

“I gjithë populli është me Moqtada,” brohorisnin ata, duke iu referuar fituesit të më shumë votave në zgjedhjet e fundit në tetor.

Mbështetësit e tij gjithashtu kundërshtojnë ashpër kandidaturën për kryeministër të ish-guvernatorit  Mohammed al-Sudani. Demonstruesit me flamurë irakenë dhe foto të klerikut opozitar qëndronin brenda parlamentit duke demonstruar, tha rrjeti francez AFP. 

Sipas një deklarate, kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi urdhëroi forcat e sigurisë të mos qëllojnë demonstruesit dhe u kërkoi atyre që të mbajnë protestën e tyre paqësore.

irak protestat ne irak

Sondazh

Poll