Bota

Paralajmërimi i OBSH-së pasi Europa regjistroi viktimat e para nga lija e majmunit: Priten më shumë vdekje

Smallwood theksoi se qëllimi duhet të jetë ndërprerja e shpejtë e transmetimit në Evropë dhe ndalimi i kësaj përhapjeje.

30 Korrik 2022, 17:36 Nga e.k
Paralajmërimi i OBSH-së pasi Europa regjistroi viktimat e para nga
Foto ilustruese

GJENEVË- Zyra europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të priten më shumë vdekje të lidhura me linë e majmunëve, pas raporteve për vdekjet e para jashtë Afrikës, ndërsa theksoi se komplikimet e rënda ishin ende të rralla, shkruajnë mediat e huaja.

Një  41-vjeçar në Brazil u bë fataliteti i parë nga virusi jashtë Afrikës. Spanja njoftoi dy vdekje menjëherë më pas. Brazili deri më tani ka raportuar 1,066 raste të konfirmuara dhe 513 raste të dyshuara të virusit. Të dhënat nga ministria e Shëndetësisë e Brazilit tregojnë se më shumë se 98% e rasteve të konfirmuara ishin te meshkujt që kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj. 

“Me përhapjen e vazhdueshme të lisë së majmunëve në Evropë, ne do të presim të shohim më shumë vdekje”, tha në një deklaratë Catherine Smallwood, Zyrtare e Lartë e Emergjencave në OBSH për Europën.

Smallwood theksoi se qëllimi duhet të jetë ndërprerja e shpejtë e transmetimit në Evropë dhe ndalimi i kësaj përhapjeje.

“Njoftimi i vdekjeve për shkak të lisë së majmunëve nuk ndryshon vlerësimin tonë për përhapjen në Europë. Ne e dimë se megjithëse vetëkufizohet në shumicën e rasteve, lija e majmunëve mund të shkaktojë komplikime të rënda”, vuri në dukje Smallwood.

 

obsh

Sondazh

Poll