Aktualitet

Vrasja në Elbasan, Policia: 37-vjeçarja u godit me thikë, jemi në ndjekje të autorit

Ramis Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin, duke e lënë të vdekur

30 Korrik 2022, 07:22 Nga A.B
Vrasja në Elbasan, Policia: 37-vjeçarja u godit me thikë, jemi
Policia

ELBASAN- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për krimin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një familje në lagjen 'Skëndërbej'. Sipas forcave të policisë, 37-vjeçari Ramis Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin, duke e lënë të vdekur. Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

burri vret gruan ne elbasan jetlira elezi ramis mici

Sondazh

Poll