Bota

Spanja nuk ndryshon qëndrim! Sanchez: Mbështesim Beogradin kur flitet për çështjen e Kosovës

Në vizitën e sotme në Beograd, Sanchez mbajti edhe një qëndrim që dihej prej kohësh për çështjen me Kosovën.

29 Korrik 2022, 22:47 Nga k.m.
Spanja nuk ndryshon qëndrim! Sanchez: Mbështesim Beogradin kur flitet
Pedro Sanchez dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ishte për vizitë zyrtare në Serbi, në kuadër të një turi që ka nisur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në vizitën e sotme në Beograd, Sanchez mbajti edhe një qëndrim që dihej prej kohësh për çështjen me Kosovën. Ai u shpreh se mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë, por Spanja mban anën e Serbisë për cdo gjë që ka të bëjë me Kosovën.

“Ne jemi të bashkuar me bindjen e nevojës për të garantuar të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin sovran të shteteve. Ne mbështesim Serbinë në çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën,”-tha Sanchez. Qëndrim jo surpizë, pasi Spanja është një nga pesë shtetet në BE që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Por gjithashtu folën edhe për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Sanchez shprehu mbështetjen për integrimin në BE të Serbisë.

“Besoj se tani është koha për të përshpejtuar reformat dhe për t'u përkushtuar përfundimisht ndaj Bashkimit Evropian. Nëse vendet e Ballkanit veprojnë njësoj si Serbia, kandidate që nga viti 2012, vazhdojnë të kryejnë reformat e tyre me vendosmëri, Spanja do të jetë gjithmonë pranë tyre,"-shtoi ai. Përveç Serbisë, kryeministri spanjoll do të vizitojë edhe Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

pedro sanchez aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll