LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë 37 vjeçaren, policia në kërkim të tij

• Krim brenda familjes në Elbasan. •37-vjeçari nga Elbasani, Ramis Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin. • 37-vjeçarja  ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e plagëve të marra. •Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të qytetit. •Autori, bashkëjetuesi i Jetlirës, është larguar nga shtëpia menjëherë pasi ka qëlluar me thikë 37 vjeçaren. •Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po krehin zonën për kapjen e tij. •Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ka qenë një debat i momentit që ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Policia e Elbasanit për vrasjen 37-vjeçares nga bashkëshorti: 4 ditë më parë ishin në Komisariat

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka bërë një sqarim lidhur me ngjarjen e rëndë ku 37-vjeçari Ramis Mici, vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, blutë e Elbasanit bëjnë me dije më datë 26 korrik, 4 ditë përpara ngjarjes së rëndë, Jetlira Elezi është paraqitur në Komisariat, ku edhe ka njoftuar Policinë se ka konflikt me bashkëshortin me motive xhelozie. Gjithashtu ajo i ka treguar efektivëve se autori i vrasjes i kishte thyer telefonin, ndaj për këtë arsye është paraqitur në komisariat. Pas kësaj, Ramis Mici është shoqëruar në ambientet e Policisë. Sipas Policisë, 37-vjeçares i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, por nuk ka pranuar dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj. Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan,” – thuhet në reagimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se: Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M., Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj. Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive xhelozie ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat. Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetërin.

Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin. Shtetasit R.M., gjatë intervistës iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit. Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar. Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën. Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

FOTO- U masakrua për vdekje nga partneri, kjo është 37-vjeçarja nga Elbasani

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Jetlira Elezi

ELBASAN- Kjo është 37 vjeçarja, Jetlira Elezi e cila u gjet e vdekur ditën e sotme brenda banesës së saj në Elbasan. Bashkëjetuesi i saj, Ramis Mici mësohet ta ketë sulmuar disa herë me thikë derisa e ka lënë të pajetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndërsa çifti bashkëjetonin prej 6 vitesh.

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë

Mici është në kërkim nga policia e shtetit pasi u arratis pas krimit, duke lënë viktimën të shtrirë në tokë e me gjak. Ajo u gjet nga pronarët e banesës e pajetë. 

3 VITE ME PARE

PREKËSE! Mori vesh nga televizoni për vrasjen e vajzës, momenti kur babai i Elezit shkon në komisariat

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Babai i Jetlira Elezit

ELBASAN- Ky është momenti kur babai i Jetlira Elezit, e cila u qëllua me thikë për vdekje nga partneri i saj, mëson se vajza e tij ka ndërruar jetë. Babai i viktimës mësohet se ka marrë vesh lajmin nga televizonet dhe i tronditur ka shkuar drejt Komisariatit. Në foto shihet momenti kur ai futet në ambientet e Komisariatit, teksa shoqërohet nga një person tjetër.

Elezi është masakruar me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Ramis Mici, pak pas mesnatës së të premtes në banesën ku jetonin me qira në Elbasan.

Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Pas vrasjes së bashkëjetueses, 37-vjeçari është arratisur dhe policia po punon për kapjen e tij.

3 VITE ME PARE

Viktima ishte me urdhër-mbrojtje! Vrasja në Elbasan, sot Jetlira kishte vendosur të largohej nga banesa

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Banesa e ciftit

ELBASAN- Jetlira Elezi e cila u vra me thikë nga bashkëjetuesi Ramiz Mici në Elbasan, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Ngjarja mund të ishte paralajmëruar, pasi viktima e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj dhunues, i cili e kishte dhunuar vetëm pesë ditë më parë.

Pas sherrit dhe dhunës, viktima kishte kërkuar ndihëm në polici, mirëpo mesa duket ndaj Micit nuk është marrë asnjë masë, e që nga ajo ditë ata jetonin në të njëjtën banesë, në dhoma të ndara (sipas pronarëve të banesës).

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të  fundit që çoi në vrasjen e saj.

Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mici është ende në arrati ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

3 VITE ME PARE

VD-Viktima nënë e një vajze, autori baba i 2 fëmijëve! Vrasja në Elbasan, fqinja: Nuk dëgjuam asgjë

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Gruaja

ELBASAN- Ramis Mici, i divorcuar nga martesa e parë është baba i dy fëmijëve, ndërsa bashkëjetuesen e tij, kishte një vajzë nga martesa e saj e parë, të cilën e kishte ish-burri. Kështu kanë treguar fqinjët e çiftit në Elbasan për mediat. Të pyetur në lidhje me zënkat që mund të kenë pasur çifti, pronarja e banesës së marrë me qera nga çifti ka treguar se ata kishin marrëdhënie të mira. 

'Fillimisht erdhi në shtëpi burri e më pas gruaja. Marëdhëniet ishin shumë të mira. Ne jetojmë një kat më lart, nuk dëgjuam gjë. Punonin. Kishin fëmijë. Më thanë se do të iknin.'- tregoi ajo. 

3 VITE ME PARE

VD-Mici vrau partneren në Elbasan, pronari i banesës: Pashë kufomën, e kishte kthyer kurrizin nga dera

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë

ELBASAN- Pronarët e banesës ku jetonin me qera çifti i bashkëjetuesve, Jetlira Elezi dhe Ramis Mici kanë folur mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas dëshmisë së dhënë, e ndjera Jetlira Elezi që u vrame thikë nga Ramis Mici, kishte marrë një urdhër mbrojtje nga policia pasi 4 ditë më parë e kishte denoncuar këtë të fundit për dhunë të ushtruar.

Pronari i banesës ku jetonin me qera, ka zbuluar se grindjet mes tyre kishin nisur ditët e fundit.

“Një muaj kishin që jetonin këtu. Para 4-5 ditësh u grindën dhe e e ndjera e denoncoi zotërinë në polici. Më pas erdhi policia këtu dhe e mori. Ajo zbriti nga kati i dytë ku po qëndronte dhe u vendos në katin e parë, i liruam një dhomë. Mesa na tha neve, policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje. Mbrëmë nga ora 1 pa 10 kur doli ai nga dera, e kishte ndjerë gruaja ime. Kur zbrita poshtë, pashë që dera ishte hapur, u afrova e pashë që ishte gjak dynjaja, ajo kishte mbaruar. Kur hyra brenda pashë kufomën e kishte kthyer kurrizin nga dera dhe gjithë dhoma ishte bërë gjak.”– u shpreh pronari i banesës.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Elbasan/ Pronari i banesës së çiftit: Policia erdhi tre ditë më parë, gruaja kishte urdhër mbrojtje

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Pronari i baneses

ELBASAN- Pronari i cili u kishte dhënë banesën me qera çiftit Mici dhe Elezi në Elbasan ka treguar disa detaje më shumë rreth tyre. Për mediat, pronari ka treguar se Ramis Mici dhe Jetlira Elezi kanë marrë banesën me qera 1 muaj më parë. Po ashtu, ai ka zbuluar se policia mbërriti në banesë para disa ditësh pasi Mici e kishte dhunuar partneren. Një fakt tjetër që u zbulua nga burri ishte se viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. 

'Çifti kishte 1 muaj që banonte në shtëpinë tonë. Policia erdhi para 3-4 ditësh se ai kishte rrahur gruan. Jetlira Elezi i kishte thënë gruas që kishte urdhër mbrojtje'- është shprehur pronari.

Mëngjesin e sotëm, Ramis Mici qëlloi me thikë partneren e tij, 37-vjeçaren Jetlira Elezin. Policia është vënë në kërkim të autorit.

3 VITE ME PARE

FOTO- Vrau me thikë partneren në Elbasan për xhelozi, ky është autori

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Ramis Mici

ELBASAN- Personi në foto është Ramis Mici, personi i cili ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij në Elbasan, Jetlira Elezin. Ai qëlloi me thikë partneren e tij për shkaqe të xhelozisë. Pas krimit, Mici është larguar në drejtim të paditur. Policia është vënë në ndjekje të tij ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë nga ngjarja e rëndë. 

3 VITE ME PARE

Vrasja në Elbasan, Policia: 37-vjeçarja u godit me thikë, jemi në ndjekje të autorit

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Policia

ELBASAN- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për krimin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një familje në lagjen 'Skëndërbej'. Sipas forcave të policisë, 37-vjeçari Ramis Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin, duke e lënë të vdekur. Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Vrau bashkëjetuesen, kush është viktima dhe autori në Elbasan

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Policia

ELBASAN- Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në vrasjen në Elbasan. Dosja.al mëson se Jetlira Elezi është viktima ndërsa autori Ramis Mici. 37-vjeçari qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës në lagjen 'Skëndërbej' në Elbasan. 37-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi nuk mundi që ti bënte ballë plagëve të marra. 

Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u arratis pasi qëlloi me thikë Elezin.

3 VITE ME PARE

KRIM brenda familjes/ Burri vret me thikë bashkëjetuesen e tij në Elbasan

Tronditet Elbasani/ Bashkëjetuesi qëllon për vdekje me thikë
Policia

ELBASAN- Vritet një grua në Elbasan. Viktima është vrarë me thikë nga bashkëjetuesi i saj, me të cilën banonte në lagjen 'Skëndërbej'. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në ngjarje. Policia është vënë në ndjekje të autorit, pasi 37-vjeçari është larguar pas krimit. Nuk dihet nëse çifti ishin prindër apo thjesht bashkëjetonin. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. 

burri vret gruan ne elbasan ramis mici jetlira elezi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet