Aktualitet

(EMRI) U kap me 'shtëpi bari', pretendoi se bandat i kërcënuan familjen, dënohet me 1 vit burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Avokati i 25-vjeçarit, u shpreh se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se ishte detyruar të “punonte” në fermën e kanabisit, pasi ishte kërcënuar nga bandat. Ai shtoi se Hila ishte i frikësuar për fatin e familjarëve të tij në Shqipëri.

29 Korrik 2022, 21:11 Nga e.k
(EMRI) U kap me 'shtëpi bari', pretendoi se bandat i
Ndërtesa ku u gjet droga

BRITANI E MADHE- Gjykata angleze ka dënuar me 12 muaj burg 25-vjeçarin shqiptar Kol Hila i cili u arrestua me datë 8 qershor pasi e kishte kthyer banesën e tij në shtëpi bari ku Policia sekuestroi 79 bimë të pjekura kanabisi me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 79,000 paund.

Oficerët sekuestruan gjithashtu edhe pajisjet e montuara në të katra dhomat e banesës, të cilat shërbenin për ujitjen e bimëve. Në gjykatë u pretendua se Hila ishte në Britani për të kërkuar azil, por se në momentin e bastisjes së banesës e cila ishte e mbushur me kanabis, i pranishëm ishte vetëm i riu shqiptar, i cili u zbua se kishte edhe çelësat. Avokati i 25-vjeçarit, u shpreh se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se ishte detyruar të “punonte” në fermën e kanabisit, pasi ishte kërcënuar nga bandat. Ai shtoi se Hila ishte i frikësuar për fatin e familjarëve të tij në Shqipëri, shkruajnë mediat britanike.

(EMRI) U kap me 'shtëpi bari', pretendoi se bandat i

Gjykatësi Andreë Shaë tha se roli i shqiptarit ishte i kufizuar, por se nuk mund të vërtetohet pretendimi i Hilës se ishte mbajtur peng nga bandat dhe ishte detyruar nga ata të punonte, pasi 25-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës.

“Kultivimi i kanabisit në këtë nivel është një shkelje shumë e rëndë në këtë vend, pasi ndihmon në financimin e krimit të rëndë të organizuar. Ajo çon në trafikimin e njerëzve të pambrojtur”, u shpreh ai.

britani e madhe kol hila

Sondazh

Poll