Aktualitet

Shpërdoroi detyrën/ GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg Fatos Tushen

Krahas dënimit, Fatos Tushes i ndalohet që të kryejë ndonjë funksion publik në 5 vitet e ardhshme. 

29 Korrik 2022, 18:52 Nga k.m.
Shpërdoroi detyrën/ GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg Fatos
Fatos Tushe

TIRANË- Dënohet Fatos Tushe. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjes për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet. Gjatë seancës së sotme, nga 3.6 vjet burgim qe kërkoi SPAK, gjykata vendosi ta dënojë me 3.4, por për shkak të gjykimit të shkuruar, dënimi do të jetë 2.4 muaj brenda qelisë. Kjo sepse dënimi i shkurtuar i ka ulur 1/3 e dënimit. Po ashtu, Tushes i ndalohet që të kryejë ndonjë funksion publik në 5 vitet e ardhshme. Ndaj tij rëndonin tre akuza, për abuzimin me tenderat për kanalet vaditëse ka marrë pafajësi, por u dënua për 2 akuza, për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Sapo dëgjuan se ishte i pafajshëm për akuzën e favorizimit me tendera të kompanive private, familjarët duartrokitën për 30 sekonda dhe më pas u dha vendimi për akuzat e tjera dhe kuptuan se Tushe nuk fitonte lirinë.

TË PANDEHURIT DHE DËNIMET:

-Flamur Peqini me detyrë ish- Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë është dënuar me 3 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 2 vite burg. Përjashtohet për 5 vite nga funksionet publike.

-Gentian Nushi me detyrë ish-zëvendëskryetar është dënuar me  2 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg. Përjashtohet për 5 vite nga funksionet publike.

-Leonard Seferi është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1.6 burg. Përjashtohet 5 vite nga funksioneve publike.

-Blerat Turku është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksioneve publike.

-Bardhi Mehilli është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 6 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Ilva Billo është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Gazmend Çela është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1.8 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Margarita Gjermeni është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Xhemal Hasku është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Andri Nusho është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Bektash Nexha është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 1 vit e 6 burg. Masa e Bektash Nexhes është shuar pasi këtë periudhë e ka vuajtur në paraburgim dhe është liruar nga qelia. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Ani Simoni është dënuar me 1 vit e 9 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuaje 1 vit e 3 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Ledia Aleksi është dënuar me 8 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Vilma Zhupa është dënuar me 8 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

Fatos Tushe u arrestua në qershor të vitit të shkuar për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie. 

E gjitha nisi për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Por jo vetëm kaq! Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, e po ashtu ka dalë në përgjime se ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

fatos tushe denohet fatos tushe

Sondazh

Poll