Aktualitet

Me 14 qese kokainë në çorape/ Dënohet me burg trafikanti shqiptar, si u justifikua: E kam për përdorim vetiak

Ai u arrestua pasi automjeti u kontrollua dhe brenda tij u zbuluan 445 £ para, por në një moment, efektivët i kishin vënë re edhe “një fryrje” në pantallonat e Rakepit. 

29 Korrik 2022, 20:52 Nga k.m.
Me 14 qese kokainë në çorape/ Dënohet me burg trafikanti
Veli Rakepi

BRITANI E MADHE- Një 28-vjeçar është dënuar me 5 vite burg në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke trafikuar 14 pako kokainë. Veli Rakepi kishte mohuar akuzën për trafik droge, duke u shprehur se i kishte për konsum personal. Por sot gjykata nuk e besoi duke e shpallur fajtor. 

Ai u arrestua pasi automjeti u kontrollua dhe brenda tij u zbuluan 445 £ para, por në një moment, efektivët i kishin vënë re edhe “një fryrje” në pantallonat e Rakepit. Rakepi u dërgua në komisariat dhe pak para se të futej në një dhomë për t'u kontrolluar, ai tregoi me gisht: E gjeta në park. Në çorape iu gjet qeset e kokainës me peshë rreth 0.5 g secila.

Hetimet e mëtejshme e çuan policinë në mjedisit e një lokalit ku gjetën leje drejtimi dhe kartë identiteti greke që mbante një emër tjetër, por me fotografinë e Rakepit. Hetimet në Njësinë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve identifikuan se këto dokumente ishin të falsifikuara./eadt.co.uk

veli rakepi

Sondazh

Poll