Aktualitet

59 kokainë të fshehura në qymyr, SPAK liron ekuipazhin e anijes 'Unistream'

Brenda anijes u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit, por sot ekuipazhi është liruar. Grupi ishte i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas mund të largohet nga Shqipëria.

29 Korrik 2022, 21:16 Nga k.m.
59 kokainë të fshehura në qymyr, SPAK liron ekuipazhin e anijes
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar nga burgu  ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia dy muaj më parë.

Brenda anijes u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit, por sot ekuipazhi është liruar. Grupi ishte i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas mund të largohet nga Shqipëria.

Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Droga ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe bëhej fjalë për 59 kg drogë. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën.

anija unistream shoqëria “ms unistream & co.kg”

Sondazh

Poll