Aktualitet

'Oooo'/ Pritën 6 orë, Fatos Tushe i entuziazmuar mendoi se fitoi pafajësinë, ndërhyri Policia t'i qetësonte familjarët

Por kur kanë marrë vesh të kundërtën, nuk e kanë pritur shumë mirë.

29 Korrik 2022, 20:13 Nga k.m.
'Oooo'/ Pritën 6 orë, Fatos Tushe i entuziazmuar mendoi se
Fatos Tushe

TIRANË- Pasi kanë kaluar 6 orë në sallën e GJKKO-së, Fatos Tushe dhe miqtë e tij duket se kishin krijuar shpresa se mund të shpallej i pafajshëm. Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila ndoqi nga afër gjyqin, të pranishmit kanë duartrokitur para se gjyqtari të shqiptonte dënimin me burg. Por kur kanë marrë vesh të kundërtën, nuk e kanë pritur shumë mirë. Madje dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar të pranishmit në sallë. 

Fatos Tushe u dënua me 2.4 vite burg pasi u arrestua në qershor të vitit të shkuar për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie. 

E gjitha nisi për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Por jo vetëm kaq! Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, e po ashtu ka dalë në përgjime se ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

fatos tushe denohet fatos tushe

Sondazh

Poll