Aktualitet

45 magjistratë të rinj i bashkohen sitemit të drejtësisë, Yuri Kim: Reforma në drejtësi po përparon, presim të tregoni integritet

Ambasada shprehet se Reforma në Drejtësi po përparon dhe zbatimi i saj i suksesshëm mbetet kyç për të avancuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

29 Korrik 2022, 17:31 Nga e.k
45 magjistratë të rinj i bashkohen sitemit të
Ambasadorja Yuri Kim

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me emërimin e 45 magjistratëve të rinj të cilët do i bashkohen Gjykatave dhe Prokurorive të vendit. 

"Qytetarët presin që ju të jeni gjyqtarë dhe prokurorë me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar guximin për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj", shkruan ambasada në twiter.

Ambasada shprehet se Reforma në Drejtësi po përparon dhe zbatimi i saj i suksesshëm mbetet kyç për të avancuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

"Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës që të punojnë për plotësimin në kohë të vendeve vakante në mënyrë që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt se vonë. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i saj i suksesshëm mbetet kyç për të avancuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan më tej ambasada e SHBA-së.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

yuri kim

Sondazh

Poll