Aktualitet

VD-Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, specialisti i Microsoft: Po punojmë për të rritur sigurinë

Gjatë konferencës së sotme, Chin lexoi deklaratën e Kelli Bizel, zv.presidentes të koorporatës së tyre për sigurinë në Microsoft, duke theksuar edhe njëherë forcën e sulmit kibernetik.

29 Korrik 2022, 17:27 Nga k.m.
VD-Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, specialisti i Microsoft: Po
Pjesë nga konferenca

TIRANË- Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin foli për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Gjatë konferencës së sotme, Chin lexoi deklaratën e Kelli Bizel, zv.presidentes të koorporatës së tyre për sigurinë në Microsoft, duke theksuar edhe njëherë forcën e sulmit kibernetik.

“Microsoft është e përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të arritur më tepër duke qenë të sigurt. Gjatë kësaj ngjarje ne mobilizuam shpejt njësinë tonë të reagimit që të ndihmojë qeverinë shqiptare të rikuperohet nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vijojë partneritetin me Republikën e Shqipërisë me menaxhimin e sigurisë kibernetike duke rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse,”- tha Chin.

Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera.

kevin chin hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll