Art&Argëtim

Johnny Depp fiton 3.5 milionë dollarë brenda pak orësh nga koleksioni i tij i parë i artit

Aktori Johnny Depp ka fituar 3.5 milionë dollarë në vetëm pak orë nga koleksioni i tij i parë i artit.

29 Korrik 2022, 16:07 Nga s.s
Johnny Depp fiton 3.5 milionë dollarë brenda pak orësh nga
Johnny Depp

SHBA- Përveç aktrimit, Johnny Depp ka edhe talente të tjera dhe shuma e madhe që arriti të fitonte në pak orë e vërteton këtë gjë. Aktori hollivudian, emri i të cilit ka qenë vazhdimisht në media kohët e fundit, për shkak të gjyqit ndaj Amber Heard, ku doli fitues ka fituar 3.5 milionë dollarë në vetëm pak orë nga koleksioni i tij i parë i artit. Aktori shiti 780 vepra në total, të cilat i ekspozoi në 37 galeri të Castle Fine Art, raporton protothema.gr.

Johnny Depp fiton 3.5 milionë dollarë brenda pak orësh nga
Johnny Depp dhe artet e tij

Në veprat e tij shfaqen miqtë e tij, të njohurit dhe njerëzit që e kanë frymëzuar herë pas here, si Keith Richards dhe Elizabeth Taylor. Në një intervistë të mëparshme, Johnny Depp deklaroi për veprat e tij: “Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të kapur ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë e mi dhe njerëzit që admiroj. Pikturat rrethojnë jetën time, por unë i mbajta për vete dhe u kufizuara. Askush nuk duhet të kufizohet kurrë”.

Johnny Depp fiton 3.5 milionë dollarë brenda pak orësh nga

johnny depp

Sondazh

Poll