Art&Argëtim

Hunter Moore shpallet si "njeriu më i urryer në interenet", reagon aktori: “Jam krenar, nuk pendohem”

Aktori Hunter Moore është cilësuar nga fansat si “Njeriu më i urryer në internet”, pasi u ekspozua në një dokumentar të krimit të vërtetë në Netflix.

29 Korrik 2022, 15:37 Nga s.s
Hunter Moore shpallet si "njeriu më i urryer në interenet",
Hunter Moore

SHBA- Fansat kanë shpërthyer në rrjete sociale ndaj Hunter Moore, duke e cilësuar si “Njeriu më i urryer në internet”, i cili është i njohur edhe si ‘mbreti i pornografisë së hakmarrjes’ pasi u ekspozua në një dokumentar të krimit të vërtetë në Netflix.

Dokumentari me tre episode në Netflix, një prodhim nga të njëjtët autorë të “The Tinder Swindler” tregon se si Moore dhe bashkëpunëtorët e tij u sollën përpara drejtësisë. Më vonë, Moore u detyrua t’ia shiste faqen një grupi anti-bullizëm, përpara se të dënohej me dy vite burg.

Por pavarësisht reagimit negativ dhe kohës pas hekurave, Moore nuk ka asnjë pendesë. Në një intervistë të re, pas publikimit të prodhimit të Netflix, ai tha: “Së pari, e di që kjo tingëllon e tmerrshme, por jam krenar për çfarë kam krijuar, për komunitetin që kam ngritur. Por përveç kësaj, unë e bëra timen, i pagova detyrimet e mia dhe nuk ishte e gjitha negative, kalova shumë mirë dhe do e bëja sërish, por në një mënyrë tjetër dhe do lija mënjanë traumat që njerëzit kaluan apo çfarëdo gjëje të keqe sepse asokohe, nuk e kuptoja”.

36-vjeçari themeloi IsAnyoneUp.com, një faqe interneti kontroversiale të ‘pornografisë hakmarrëse’, ku përdoruesit mund të postonin foto dhe video pa filtër, që kryesisht ishin me natyrë nudiste e seksuale. Nga vajzat e mitura e deri te anëtarë bandash, qindra njerëz u cenuan nga imazhet e publikuara online ndërsa bashkangjitur tyre ndodheshin edhe llogaritë e rrjeteve sociale të personave që ndodheshin në foto. Moore kaloi dy vite në burg dhe u vendos në liri me kusht si dhe u detyrua të paguante një gjobë. Ai është akuzuar rëndë për hacking dhe vjedhje të identitetit, pasi kishte hyrë në rrjetet sociale të viktimave të tij për të publikuar fotot.

Sondazh

Poll