Politike

"Gëzuar, edhe 100!”/ Ambasadorja e SHBA uron shqip në mesazhin për qytetarët në sheshin ‘Skënderbej"

Në fjalën e saj, Yuri Kim ka folur edhe në shqip, për të përcjellë ashtu siç duhet urimin e saj.

28 Korrik 2022, 22:52 Nga k.m.
"Gëzuar, edhe 100!”/ Ambasadorja e SHBA uron shqip në
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka dërguar një videomesazh për qytetarët në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, por edhe me rastin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e saj, Yuri Kim ka folur edhe në shqip, për të përcjellë ashtu siç duhet urimin e saj.

“100 vite më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjetrën dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Duke e bërë këtë Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që përcjellë brez pas brezi. Edhe gjatë ditëve më të errëta të diktaturës komuniste kjo flakë u mbajt ndezur nga amerikanët dhe shqiptarët, në fshehtësi por nuk u la kurrë të shuhej. Sot ky pishtar i shenjtë shndrin më shumë se kurrë. Nuk kam aspak dyshim se populli shqiptar është po aq krenar sa populli amerikan që ka trashëguar këtë pishtar dhe po aq i vendosur për të mbajtur lart që të ndriçojë rrugën e përbashkët përpara. Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara. Gëzuar edhe 100,”- tha ajo

koncerti per be yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Korrik 2022, 22:14 k.m.

FOTOJA- Rama merr në gji Taulant Ballën

Taulant Balla dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë "paqe" me kreun e grupit parlamentar të Partisë Sociali...