Bota

Zjarr në një hotel në Moskë, vdesin 8 persona

Zjarri ka përfshirë tre dhoma dhe një korridor në një sipërfaqe totale prej 150 metrash katrorë.

29 Korrik 2022, 11:14 Nga A.B
Zjarr në një hotel në Moskë, vdesin 8 persona
Zjarr

RUSI- Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një zjarr në një hotel në jug të Moskës. Zjarri ka përfshirë tre dhoma dhe një korridor në një sipërfaqe totale prej 150 metrash katrorë, tha një burim në shërbimet e urgjencës për TASS.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave Emergjente konfirmoi se tetë persona humbën jetën nga zjarri, duke shtuar se informacioni për zjarrin, i cili shpërtheu në katin e parë të ndërtesës në jug të kryeqytetit rus, u mor në orën 23:58.

Një grup ekspertësh kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e tragjedisë. Komiteti Hetimor Rus ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

zjarr ne nje hotel ne moske moske

Sondazh

Poll