Bota

Vuçiç: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty

Vuçiç tha se ka kërkuar nga fuqitë mbrojtëse që të ndihmojnë ta frenojnë dhe racionalizojnë Albin Kurtin.

29 Korrik 2022, 09:56 Nga A.B
Vuçiç: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të
Aleksander Vucic dhe Albin Kurti

SERBI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e djeshme se është gjithmonë i gatshëm të shkojë në Bruksel për të dialoguar me palën serbe. Mirëpo, Vuçiç nuk është i këtij qëndrimi. Presidenti serb iu është përgjigjur Kurti duke thënë se nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel derisa Kurti të jetë aty. Vuçiç tha se ka kërkuar nga fuqitë mbrojtëse që të ndihmojnë ta frenojnë dhe racionalizojnë Albin Kurtin.

Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës, ai ka thënë qartë se nuk ka asgjë nga ai.

Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel derisa Kurti është aty. Njeriu ka vendosur të mos bëjë kurrfarë dialogu”, tha Vuçiçi dhe shtoi se ai do të shkojë gjithmonë në bisedime, por se “nuk di se për çfarë të flasë me të”.

Ishte kryeministri Kurti i cili tha ditën e djeshme në një intervistë për 'Zërin e Amerikës' se Serbia është ajo që po e pengon dialogun duke zvarritur takimet e niveleve të larta.

aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll