Bota

Media kineze: Amerika po përsërit gabimin që bëri 20 vjet më parë në Ukrainë

Bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës ushtarake për Kievin

29 Korrik 2022, 08:59 Nga A.B
Media kineze: Amerika po përsërit gabimin që bëri 20 vjet
Joe Biden

KINË- Qeveria e Shteteve të Bashkuara po përsërit gabimin që bëri 20 vjet më parë në Ukrainë. Në edicionin kinez në The Global Times, thuhet se bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës ushtarake për Kievin, raporton Alo.rs.

Sipas gazetarëve, autoritetet amerikane po përsërisin "suksesin" e tyre në Afganistan, duke pompuar Ukrainën me armë. Autorët e artikullit i kujtuan SHBA-së se rezultati i pushtimit 20-vjeçar të Afganistanit ishte largimi nga vendi.

Tani Uashingtoni po ndihmon në mënyrë aktive Kievin, duke i ofruar mbështetje financiare dhe duke e furnizuar me armë. Në median kineze thuhet se autoritetet amerikane harrojnë se vendi i tyre është në kushte të inflacionit të lartë rekord dhe gjithashtu po lufton me një borxh publik në rritje të pakontrolluar.

media kinez joe biden

Sondazh

Poll