Bota

Shpyllëzimi i Amazonës/ Presidenti i Brazilit reagon ashpër ndaj Di Caprios: Lër jahtin pastaj na jep leksione

Bolsonaro iu është drejtuar aktorit duke i thënë se nuk mund të flasë për shpëtimin e mjedisit kur është duke udhëtuar me jaht.

29 Korrik 2022, 10:20 Nga A.B
Shpyllëzimi i Amazonës/ Presidenti i Brazilit reagon ashpër ndaj
Presidenti i Brazilit dhe Leonardo Di Caprio

BRAZIL- Përplasjet mes aktorit Leonardo Di Caprio dhe presidentit të Brazilit nuk kanë fund. Denoncimi i aktorit për shpyllëzimin e Amazonës nuk është pritur aspak mirë nga presidenti Jair Bolsonaro, i cili sumlmoi yllin e Holyëood në një postim në Twitter.

Bolsonaro iu është drejtuar aktorit duke i thënë se nuk mund të flasë për shpëtimin e mjedisit kur është duke udhëtuar me jaht.

“Përsëri ti, Leo? Në këtë mënyrë ju bëheni “mesazhi im elektoral” më i mirë, siç themi ne në Brazil. Unë do t’ju thoja përsëri të lini jahtin tuaj përpara se të mësoni botën, por unë ju di për përparimtarë. Ju dëshironi të ndryshoni të gjithë botën, por jo veten, kështu që po ta them”, shkruan Jáir Bolsonaro.

Më herët, Leonardo DiCaprio shkroi në Twitter: “Sa i përhapur është shpyllëzimi në Amazon, një nga vendet më të rëndësishme të planetit tonë për njerëzit dhe kafshët e egra. Sipas hartës, zona ka pësuar një shpyllëzim të rëndë dhe të paligjshëm në 3 vitet e fundit, nga një industri nxjerrëse”.

Kjo nuk është hera e parë që aktori dhe presidenti janë përplasur për shpyllëzimin e Amazonës.

leonardo di caprio

Sondazh

Poll