Art&Argëtim

"Jemi zënë për shkak të pikpamjeve të ndryshme", Amarda rrëfehet për zënkat me Ermalin dhe momentin më të vështirë të jetës së saj

Moderatorja e njohur Amarda Toska ka rrëfyer marrëdhënien e saj me Ermal Mamaqin si në punë po ashtu dhe jashtë saj. Ajo është shprehur se hatërmbetje kanë pasur gjithmonë kur punonin si kolegë.

28 Korrik 2022, 13:31 Nga s.s
"Jemi zënë për shkak të pikpamjeve të
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

TIRANË- Amarda Toska është një ndër moderatoret më të preferuara në Shqipëri. Moderatorja rrallë shihet nëpër intervista, ku së fundmi në intervistën në “Natë me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e saj me Ermal Mamaqin, në punë dhe jashtë saj. Ajo gjithashtu ka folur edhe për zënkat që ka pasur me të.

“Ne si kolegë edhe jemi zënë për shkak të pikpamjeve të ndryshme por nuk kemi lejuar që këto hatërmbetje të deportonin në shtëpi. Në fillimet tona mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi por kjo nuk zgjaste shumë. Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur gjithmonë të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rri urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej”, tha Amarda.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për vështirësitë që ka pasur ajo dhe Ermali me vajzën e tyre, e cila ishte djegur pa dashje nga pakujdesia e tyre.

“Momenti më i vështirë për të ka qenë me vajzën. Sapo bëri 1 vjeç ajo pati një djegie pa dashje. Unë erdha dhe e pashë në atë gjendje dhe ato ditë që kam kaluar momentet më të vështira deri më tani. Ka qenë një periudhë goxha e dhimbshme dhe e trishtueshme”, tha Amarda.

amarda toska ermal mamaqi

Sondazh

Poll