Art&Argëtim

Ke rrahur ndonjëherë njeri? Roza Lati: Kam gjëmuar njërën me shkop bejsbolli

Roza teksa është shprehur se nuk e ka çuar veten kurrë në atë pikë të konflikti është kujtuar dhe të tregoj një histori që i ka ndodh në moshën 21-vjeçare.

28 Korrik 2022, 10:08 Nga d.k.
Ke rrahur ndonjëherë njeri? Roza Lati: Kam gjëmuar
Roza Lati

TIRANË- Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer një nga skenat e saj të xhelozisë teksa i është pëgjigjur një ndjekësi në Instagram. Roza ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse ajo ka rrahur ndonjë person në jetën e saj pasi moderatorja atij i duket një gocë 'gangsta'.

Roza teksa është shprehur se nuk e ka çuar veten kurrë në atë pikë të konflikti është kujtuar dhe të tregojë një histori që i ka ndodhur në moshën 21-vjeçare.

Moderatorja ka theksuar se në atë moshë ka përndjekur me shkop bejsbolli një vajzë pasi i ngacmonte të dashurin. Roza u shpreh se e ka ndjekur vajzën për tre javë rrjesht saqë e ka bërë që mos të dalë nga shtëpia.

“Ke rrahur ndonjëherë njeri se dukesh gocë gangsta”, ishte pyetja e ndjekësit. 

Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Por kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, u përgjigj Roza.

roza lati

Sondazh

Poll