Aktualitet

Kontrata fiktive e penalizoi/ KPK e shkarkoi nga detyra, KPA merr të njëjtin vendim për gjyqtarin Arjan Balliu

Në përballjen e tij të parë me Vettingun më 27 janar 2020, Komisioni vlerësoi se gjyqtari kishte kryer shitje fiktive të një apartamenti te vjerra e tij me synimin e justifikimit të parave për blerjen e një makine luksoze

28 Korrik 2022, 20:43 Nga k.m.
Kontrata fiktive e penalizoi/ KPK e shkarkoi nga detyra, KPA merr të
Arjan Balliu

TIRANË-  Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.10/2020, datë 17.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 211, datë 18.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Në përballjen e tij të parë me Vettingun më 27 janar 2020, Komisioni vlerësoi se gjyqtari kishte kryer shitje fiktive të një apartamenti te vjerra e tij me synimin e justifikimit të parave për blerjen e një makine luksoze. Ai gjithashtu u penalizua edhe nga fakti se nuk ishte tërhequr nga pozicioni i relatorit në një proces gjyqësor me palë një kompani ndërtimi me të cilën kishte marrëdhënie financiare.

arjan balliu vettingu

Sondazh

Poll