Aktualitet

Kapet me 7 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli në Zuchwil dhe pas sekuestrimit të drogës, Policia ka vlerësuar se kokainë kapte vlerën e qindra-mijëra franga.

28 Korrik 2022, 20:21 Nga k.m.
Kapet me 7 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në
Foto ilustruese

ZVICËR- Një 24-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar nga mediat vendase, është vendosur në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me 7 kilogramë kokainë. Ai u kap gjatë një kontrolli në Zuchwil dhe pas sekuestrimit të drogës, Policia ka vlerësuar se kokainë kapte vlerën e qindra-mijëra franga.

Policia zvicerane kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të tij të dyshimta. Por në momentin e parë që e ndaloi, konstatoi se shqiptari nuk kishte nuk kishte dokumente identiteti dhe për këtë arsye efektivët e dërguan në komisariat për verifikim.

Pas sqarimeve dhe hetimeve të mëtejshme, u urdhërua kontrolli i shtëpisë së 24-vjeçari ku u gjet dhe u sekuestrua droga./Cdt.ch

arrestohet shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll