Aktualitet

VD- “Nuk iu përgjigj mesazhit të fundit…”, e dashura e Brilant Martinajt: Ai nuk është më...

Ajo ka publikuar video duke i telefonuar Brilantit por ai nuk i përgjigjet.

28 Korrik 2022, 19:30 Nga A.B
VD- “Nuk iu përgjigj mesazhit të fundit…”, e
Brilant Martinaj

TIRANË- E dashura e Brilant Martinajt, i cili mbeti i vrarë në Masakrën e Fushë Krujës, përmes disa postimeve në Tik-Tok ka rikujtuar momentet me viktimën. Ajo ka publikuar video duke i telefonuar Brilantit por ai nuk i përgjigjet.

“Dhe ai nuk iu përgjigj thirrjes së fundit.Dhe fillova të pranoj se ai nuk është më për mua.Ne zhdukemi nga njëra botë në tjetrën”, shkruan në videon e parë e dashura e Brilant Martinajt.

'Cili është premtimi që nuk do ta thyeni kurrë? Nuk do jesh kurrë vetëm, unë do jem me ty deri në mbarim të muzgut. Babe jam këtu..

@bratzmesykaf

Gjithmon me ty Brilush ????

♬ som original - ༺☆༻

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin.

Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.

Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit.

brilant martinaj

Sondazh

Poll