Aktualitet

Denoncimi nga familja Baho, kryebashkiakja e Dimalit do të hetohet nga SPAK (AKUZA)

Bashkëshortët denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

28 Korrik 2022, 19:44 Nga A.B
Denoncimi nga familja Baho, kryebashkiakja e Dimalit do të hetohet nga SPAK
Juljana Memaj

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juljana Memaj, do të hetohet nga SPAK. Vendimi është marrë nga Gjykata e Beratit, e cila ka vendosur që çështja të shkojë në Prokurorinë e Posaçme, pas një gjyqi gati 2-vjeçar me familjen e Petrit Baho nga Poshnja e Beratit. 

Bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje kanë denoncuar Bashkinë Dimal 2 vite më parë pasi bashkia pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Sot pas një hetimi 2-vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e çështjes dhe i ka dhënë të drejtë Bahos pasi sipas provave ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”.

juljana memaj

Sondazh

Poll