Politike

Berisha: Rama sjell bangladeshasit sepse s'votojnë. Shqiptarët do e rrëzonin nga pushteti

Sali Berisha tha se në 7 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 744 mijë qytetarë, ose 26% e popullsisë së vendit.

28 Korrik 2022, 20:08 Nga k.m.
Berisha: Rama sjell bangladeshasit sepse s'votojnë. Shqiptarët do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Mirdita ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë për qëllim shpopullimin e vendit. Sipas Berishës, e gjitha lind nga dëshira për të zhdukur vlerën e votës. Ndërsa duke iu referuar raporteve të Eurostat, Berisha tha se në 7 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 744 mijë qytetarë, ose 26% e popullsisë së vendit.

"Rama sjell bangladeshasit sepse nuk votojnë. Shqiptarët do e rrëzonin nga pushteti. Ne nxjerrim 1 milion ton naftë, shpenzojmë 700 mijë ton. Paguajmë naftën sa Gjermania, sa Zvicra. Bie çmimi në bursë me 30-40% këtu tallen me qytetarët me 10-15 lekë. Sepse ky këtë koncept ka për qytetarin, ikni, mirë bëjnë që ikin thotë se marrin eksperiencë. Këtu vijnë nga Bangladeshi se ata nuk votojnë, kurse këta po të rrinë këtu votojnë dhe e rrëzojnë,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll