Politike

UPS! Rama bën "xing" me Berishën, takohen në hyrje të Kuvendit, kryeministri i pret rrugën me makinë

Në momentin që Berisha po shkonte për në Kuvendi, i shoqëruar nga deputetja demokrate, Albana Vokshi, në rrugë është futur edhe eskorta e kryeministrit Edi Rama.

28 Korrik 2022, 18:33 Nga k.m.
UPS! Rama bën "xing" me Berishën, takohen në hyrje
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Sot, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për herë të fundit në seancë plenare para marrjes së pushimeve të verës. Por orari ka bërë bashkë dy "armiq" të përbetuar, Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Në momentin që Berisha po shkonte për në Kuvendi, i shoqëruar nga deputetja demokrate, Albana Vokshi, në rrugë është futur edhe eskorta e kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë Berisha nuk e ka ndaluar ecjen për asnjë moment, derisa i kanë dalë para makinat e policisë që ia kanë ndalur hovin. Por kryedemokrati ka pritur radhën e tij me qetësi, por pa e humbur mundësinë që të hedhë sytë brenda makinave se kush ishte tek to. 

sali berisha edi rama seance plenare 28 korrik 2022

Sondazh

Poll