Politike

Koncerti në shesh, Balla: Opozita ka hall të madh, kur e fton nuk vjen, kur s'e fton ankohet

Taulant Balla tha se janë në hall me opozitën pasi ankohen kur nuk marrin ftesë e kur e marrin nuk vijnë. 

28 Korrik 2022, 19:34 Nga A.B
Koncerti në shesh, Balla: Opozita ka hall të madh, kur e fton nuk
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në shesh për ndjekur nga afër koncertin i cili është organizuar nga kryeministri Edi Rama për çeljen e negociatave me BE dhe në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA. Ai është pyetur nga gazetarët se si ndihet për faktin se nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës në shesh. Ai u shpreh se janë në hall me opozitën pasi ankohen kur nuk marrin ftesë e kur e marrin nuk vijnë. 

Taulant Balla: Kjo është një festë e organizuar nga kryeministri, sipas zakonit mikëpritësi është Rama. Festa është shumë e bukur, nuk do hezitoja që festën ta barazoja me qershorin e 91 kur pritej sekretari amerikan. Sheshi mbushet sërish. 

PYETJA: Ju vjen keq që nuk ka prezencë të opozitës?

Taulant Balla: Opozita ka një hall të madh, kur e fton nuk vjen, kur nuk e fton të thotë pse nuk më ftove. 

taulant balla

Sondazh

Poll