Aktualitet

Ishte vjedhur në Itali 2 vite më parë! “Range Roveri” luksoz nga Shqipëria sekuestrohet në doganën e Kosovës

Gjatë kontrollimit të mjetit Range Rover dhe numrit identifikues të tij, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.

28 Korrik 2022, 16:58 Nga k.m.
Ishte vjedhur në Itali 2 vite më parë! “Range Roveri”
Range Rover

KOSOVË- Një fuoristradë luksoze Range Rover është sekuestruar nga Policia e Kosovës në Doganën e Vërmicës, teksa ka qenë duke kaluar kufirin nga Shqipëria. Mjeti drejtohej nga një 30-vjeçar, i identifikuar me inicialet U.R. 

Gjatë kontrollimit të mjetit Range Rover dhe numrit identifikues të tij, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.

Ishte vjedhur në Itali 2 vite më parë! “Range Roveri”
Range Rover

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri,”- thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

range rover dogana e vermices

Sondazh

Poll