Aktualitet

Vrau Sajmir Jakun, Gjykata e Lezhës lë në burg autorin, Keqi: Nuk jam unë vrasësi, isha në Kurbin

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit për ngjarjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit.

28 Korrik 2022, 16:33 Nga A.B
Vrau Sajmir Jakun, Gjykata e Lezhës lë në burg autorin, Keqi: Nuk
Sajmir Jaku dhe Dorian Keqi

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest në burg' për 40-vjeçarin Dorian Keqi, i cili u arrestua të hënën nga policia për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit për ngjarjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg qe është pranuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri e cila ka caktuar ndaj te dyshuarit Dorjan Keqi masën e sigurisë arrest me burg. 

40-vjeçari u zbulua pas 6 vitesh, pasi kishte lënë gjurmë në vendin ku ishte djegur automjeti i përdorur në këtë ngjarje. Ai u arrestua vite më vonë, pasi u kap në mjet në gjendje të dehur. 

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku.

dorian keqi sajmir jaku

Sondazh

Poll