Politike

VD-Takimi me të rinjtë e Partisë së Lirisë, Meta: Është koha për të hequr kollaren dhe xhaketën

Meta tha se është koha për të hequr xhaketën dhe kollaren e për të nisur punën për shpëtimin e vendit. 

28 Korrik 2022, 12:37 Nga A.B
VD-Takimi me të rinjtë e Partisë së Lirisë, Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është në një drejtim të paditur. Gjatë konferencës për mediat, së bashku me të rinjtë e partisë, Meta tha se është koha për të hequr xhaketën dhe kollaren e për të nisur punën për shpëtimin e vendit. 

Shqipëria është në një drejtim shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu. Ndaj e keni sot dhe Partinë e Lirisë si parti të shpresës, të rinisë, kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton cdo familje shqiptare dhe vendi, por dhe armikut më të madh të së ardhmes, e interesave kombetare, që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet. Prej vitesh tek ne migrimi ndodh në mënyrë të programuar të qëllimtë”, tha Meta nder te tjera.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll