Politike

VD-Joe Biden uron për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA

Biden është zotuar se do të vijojë bashkëpunimi për të ndjekur rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian. 

28 Korrik 2022, 11:22 Nga A.B
VD-Joe Biden uron për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes
Joe Biden

TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka uruar shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Përmes një video mesazhi, Biden është zotuar se do të vijojë bashkëpunimi për të ndjekur rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian. 

'Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleate në NATO dhe partnerë që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka dhënë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas, teksa mbrojnë vendin e tyre kundër luftës brutale të Rusisë. Dhe ndërsa shohim drejt të ardhmes SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë krah Shqipërisë ndërsa ju çoni përpara punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të forcojmë një të ardhme të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.'-tha Biden.

joe biden 100 vjetori i marredhenieve shqiperi-shba

Sondazh

Poll