Politike

VD-Rama: S’ka asnjë burrë që t'ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në Drejtësi

Rama u shpreh se vendi ynë nuk do të ekzistonte pa SHBA-në

28 Korrik 2022, 11:46 Nga A.B
VD-Rama: S’ka asnjë burrë që t'ja thotë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në ceremoninë për 100 vjetorin e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së, se nuk ka njeri në botë që ti thotë se ka frikë nga reforma në drejtësi apo se ka damkë në lule të ballit. Rama u shpreh se vendi ynë nuk do të ekzistonte pa SHBA-në e po ashtu Shqipëria nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. 

'Pa SHBA-në Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte dhe pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa SHBA-në Shqipëria nuk do të mund të përballej me të keqen dhe të shkuarën, e cila vijon të shfaqet para nesh nga forma në më të ndryshme. Deri tek hijet e së shkuarës më të errët komuniste, që mendojmë se i ka tretur e kaluar por sërish na dalin para. Tek ne nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane, por edhe kur ka mllef ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së por ndaj politikës së SHBA-së, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje sikur e duan më shumë dhe se BE. Nuk ka këtu një burrë që t’ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në drejtësi, apo se ka frikë të dalë nga shëtpia se e ka damkën në lule të ballit.’- tha Rama.

edi rama 100 vjetori i marredhenies shqiperi shba

Sondazh

Poll