Aktualitet

Atentati në Vlorë, Policia tregon dinamikën e ngjarjes: Konflikt për motive banale

4 Gusht 2019, 18:41 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë, Policia tregon dinamikën e ngjarjes: Konflikt

VLORË-Policia e Vlorës ka dhënë një informacion zyrtar pas atentit në Vlorë. Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se ngjajra ka ndodhur për motive banale.

Më tej shtohet se shtetasi Arben Brahimaj që është dhe pronari I lokalit ka marrë plagë më të shumta nga plumbat dhe është në gjendje të rëndë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Në Vlorë, në lagjen 1 Maj, në një lokal  në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasojë e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B,  që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit  SH.L dhe E.XH.  Në ndjekje të autoreve është vënë  Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

Atentat me armë në Vlorë. Tronditet sërish qyteti bregdetar. Tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia në kërkim të autorëve. Policia: I kemi identifikuar, sherri për motive banale. Të plagosurit lidhje gjaku me njëri tjetrin.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben brahimaj atentati ne vlore policia vlore arben brahimaj atentati ne vlore policia vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2019, 18:52

Dalin pamjet e para të atentatit në Vlorë (VD)

VLORË– Kanë dalë pamjet e para  nga vendi i ngjarjes në Vlorë. Dosja.al ka mundur që të fiksojë disa momente pas atentatin, ku ndodhen forca të shumta Poli...