Aktualitet

Tatimet nuk kursehen as me “Lagunën Blu”, shirata lokalit që frekuentohet nga VIP-at

4 Gusht 2019, 19:11 Nga DOSJA
Tatimet nuk kursehen as me “Lagunën Blu”, shirata lokalit

DURRËS- Tatimorët kanë zbarkuar në Qerret, në fshatin e njohur turistik për pushuesit VIP.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se subjekti që u shërbente politikanëve, por edhe gazetarëve të njohur nuk lëshonte kupon tatimor, ndaj dhe i është vënë shiriti.

Tashmë politikanët dhe gazetarët që nuk respektonin detyrimin për të blerë me kupon nuk do të kenë mundësi këto 30 ditë të marrin produktet. Sipas ligjit, Laguna Blu do të  detyrohet që të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë muajit gusht.

Prej ditësh qeveria ka marrë një aksion të gjerë kundër informalitetit. Për të goditur këtë fenomen, janë bërë kontrolle të zgjeruara në terren, ku dhe janë gjobitur dhjetëra biznese e shumë të tjera janë mbyllur. Por duket se ky aksion do të vijojë dhe më tej, pasi qeveria tashmë ka gati sitemin e ri të kontrollit të bizneseve. Duke qenë se kasat që përdoren aktualisht janë me teknologji të vjetër ato nuk të japin mundësi t’i monitorosh në çdo kohë bizneset, por vetëm me mbylljet ditore. Në këtë mënyrë të gjitha bizneset do të pajisen me kasa të reja, të cilat fal teknologjisë do të mund të raportojnë në çdo minutë të ditës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet laguna blu tatimet shirata lagunes blu aksioni anti-informalitet laguna blu tatimet shirata lagunes blu

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2019, 18:52

Dalin pamjet e para të atentatit në Vlorë (VD)

VLORË– Kanë dalë pamjet e para  nga vendi i ngjarjes në Vlorë. Dosja.al ka mundur që të fiksojë disa momente pas atentatin, ku ndodhen forca të shumta Poli...