Aktualitet

OBSH: Lija e majmunëve, kujdes me kontaktet seksuale, vaksinimi do i vërë 'fre'

Deri më tani, 98% e rasteve të raportuara jashtë vendeve afrikane, ku virusi është endemik, e janë gjurmuar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

27 Korrik 2022, 19:17 Nga k.m.
OBSH: Lija e majmunëve, kujdes me kontaktet seksuale, vaksinimi do i
Foto ilustruese

SHBA- Më shumë se 18,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në mbarë botën nga 78 vende, me shumicë në Evropë. Të dhënat i ka njoftuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deri më tani, 98% e rasteve të raportuara jashtë vendeve afrikane, ku virusi është endemik, e janë gjurmuar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kërkoi reduktimin e numrit të partnerëve seksualë.

"Ky është një shpërthim që mund të ndalet... mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të zvogëloni rrezikun e ekspozimit. Kjo do të thotë të bësh zgjedhje të sigurta për veten dhe të tjerët,"-tha Tedros në një konferencë shtypi.

Lija e majmunëve është në proces riemërimi për të shmangur përdorimin e emrit si "armë" për mënyrë raciste. Agjencia e OKB-së rekomandon vaksinimin për grupet me rrezik të lartë, duke përfshirë burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra dhe ata që kanë partnerë të shumtë seksualë. Gjithashtu rekomandohet edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësorë.

Pas shpërthimit të virusit, rreth 10 për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe 5 kanë vdekur, të gjithë në Afrikë.

organizata botërore e shëndetësisë obsh lija e majmuneve

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Korrik 2022, 17:25

Vihen në pranga 4 persona

NJOFTIMI I PLOTË: Tiranë Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve n&e...