Bota

Joe Biden mposht Covid-19, kthehet në detyrë, Presidenti: Falenderoj doktorët

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, tha në letrën e tij se Biden vazhdon të jetë i ndërgjegjshëm për të mbrojtur çdo staf të Shtëpisë së Bardhë

27 Korrik 2022, 17:22 Nga A.B
Joe Biden mposht Covid-19, kthehet në detyrë, Presidenti: Falenderoj
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19. Gjendja shëndetësore e Biden është përmirësuar e ai është rikthyer në detyrë. 

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, tha në letrën e tij se Biden vazhdon të jetë i ndërgjegjshëm për të mbrojtur çdo staf të Shtëpisë së Bardhë, agjentë të Shërbimit Sekret dhe të tjerë, detyrat e të cilëve kërkojnë afërsi me të.

Për këtë arsye, ai do të mbajë një maskë të përshtatshme për 10 ditë të plota sa herë që është pranë të tjerëve”, shkroi O’Connor, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Presidenti postoi në Tëitter një foto që tregonte testin e tij negativ, me mesazhin: “Kthim në Oval. Faleminderit Doc për kujdesin e mirë dhe të gjithë ju për mbështetjen tuaj.”

joe biden

Sondazh

Poll