Bota

Është penduar që u dorëhoq? Miku i Boris Johnson: Ai do ta tërhiqte vendimin me një shkop magjik

Boris Johnson ka plane të zhvillojë betejë në zgjedhjet e ardhshme në mesin e konservatorëve

27 Korrik 2022, 16:53 Nga A.B
Është penduar që u dorëhoq? Miku i Boris Johnson: Ai do ta
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Dorëheqja si kryeministër i Britanisë së Madhe e ka trishtuar Boris Johnson. Madje ai ka plane të zhvillojë betejë në zgjedhjet e ardhshme në mesin e konservatorëve. Këtë dëshirë, kryeministri në largim ia ka shprehur miqve të tij të afërt.

Lordi Peter Cruddas, i cili po udhëheq një fushatë për t’u dhënë anëtarëve konservatorë të drejtën e votës për mbajtjen e BoJo në nr.10, tha se kryeministri i tha atij në Checkers se nuk donte të largohej.

“Boris tha se mund ta kuptonte zemërimin për atë që kishte ndodhur. Ai dëshironte të vazhdojë si kryeministër. Ai tha se nuk dëshiron të japë dorëheqjen”, tha Lord Cruddas për The Daily Telegraph.

I pyetur nga miku i tij nëse do ta “tërhiqte” dorëheqjen e tij menjëherë me “një shkop magjik”, Johnson pretendohet se tha: “Unë do të tërhiqja gjithçka që më ndalon të jem kryeministër në një sekondë”.

boris johnson

Sondazh

Poll