Bota

Kishin mosmarrëveshje, djali 15-vjeçar vret nënën, çfarë postoi në Facebook para vrasjes

Marëdhëniet e tensionuara mësohen të jenë dhe shkaku i zënkës që më pas përfundoi tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur ë shtëpinë e saj në Castello Ursino.

27 Korrik 2022, 16:22 Nga e.k
Kishin mosmarrëveshje, djali 15-vjeçar vret nënën,
Valentina Giunta

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj italian ku një 15-vjeçar ka vbrarë nënë e tij 35-vjeçare Valentina Giunta duke e goditur me thikë. Marëdhëniet e tensionuara mësohen të jenë dhe shkaku i zënkës që më pas përfundoi tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur ë shtëpinë e saj në Castello Ursino, shkruajnë mediat italiane.

Trupi i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë. Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili tha se kishte frikë se gruaja mund të ishte në rrezik. Karabinierët u fokusuan menjëherë në një ‘pistë’ të brendshme brenda familjes dhe kryen hetime për partnerin e viktimës, i cili vitet e fundit ishte denoncuar për keqtrajtim nga gruaja, e cila më pas u tërhoq nga ankesa.

Mirëpo, burri është ndaluar për një tentativë vrasjeje prej disa kohësh në një burg në Siçili. Hetimet kaluan te të dyshuar të tjerë të mundshëm, përfshirë djalin 15-vjeçar të viktimës, dyshime që me kalimin e orëve kanë gjetur gjithnjë e më shumë qëndrueshmëri. Kështu, pasi ka përfunduar aktet urgjente, Prokuroria e Rrethit ia ka përcjellë dosjen asaj për të miturit në Catania, të koordinuar nga prokurorja Carla Santocono, e cila ka urdhëruar arrestimin e pesëmbëdhjetëvjeçarit.

"Të dua babi, ti je jeta ime" - 
Profili social i 15-vjeçarit flet për admirimin e pakushtëzuar për babain e tij të arrestuar për vjedhje makinash dhe të dyshuar për tentativë vrasje. 

“Babi, ti je dashuria ime, të dua”, ka shkruar djali tashmë i arrestuar në Facebook.

 Në një video në tiktok i riu ka bërë një kolazh me fotot e të atit dhe në disa postime ka shkruar “Të dua luan, je jeta ime shihemi së shpejti”. 

itali valentina giunta

Sondazh

Poll