Bota

Maqedonia e Veriut ratifikon Protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ky votim u zhvillua pasi dy vendet nordike vendosën të paraqesin një kërkesë për t'u bashkuar me Aleancën më 18 maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

27 Korrik 2022, 14:10 Nga d.a.
Maqedonia e Veriut ratifikon Protokollet për anëtarësimin e
Kuvendi maqedonas

MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 103 vota “pro” dhe 2 “kundër” ratifikoi sot në mbledhjen e rregullt Protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka uruar Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e këtyre shteteve në NATO. Ai përmes rrjeteve sociale ka uruar këto shtete duke shpresuar që shpejtë, sipas tij, të ulen në një tryezë.

Ky votim u zhvillua pasi dy vendet nordike vendosën të paraqesin një kërkesë për t'u bashkuar me Aleancën më 18 maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të dy vendet u ftuan të anëtarësohen në NATO në Samitin e Aleancës në Madrid në fund të qershorit. Më 5 korrik 2022 në Bruksel, përfaqësuesit e të 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Protokollet e anëtarësimit do të hyjnë në fuqi kur të gjitha vendet anëtare të NATO-s të njoftojnë qeverinë amerikane për ratifikimin e tyre.

Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s më 27 mars 2020, duke e bërë vendin anëtarin e 30-të dhe më të ri të Aleancës. Është hera e parë që Kuvendi i vendit ratifikon protokollet e anëtarësimit të vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në NATO.

maqedonia ratifikon protokollet suedia dhe finlanda ne nato

Sondazh

Poll