Bota

Djali vret nënën për një gotë ujë, detaje nga ngjarja e rëndë

Autori i vetëdorëzuar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka pranuar krimin, ndërsa ndaj tij rëndon akuza vrasje nga dhe dhunë në familje.

27 Korrik 2022, 16:33 Nga e.k
Djali vret nënën për një gotë ujë, detaje nga
Pamje nga shtëpia ku ndodhi krimi

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e djeshme pasi një 59-vjeçar ka vrarë nënën e tij 84-vjeçare. Sipas mediave greke shkak i zënkës mes tyre ka qenë një gotë. Autori i vetëdorëzuar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka pranuar krimin, ndërsa ndaj tij rëndon akuza vrasje nga dhe dhunë në familje.

Sipas një banori të zonës, 59-vjeçari ishte shtruar prej kohësh në spitalin psikiatrik të Stavroupoli, kishte sjellje agresive dhe ishte çështje kohe të bënte diçka të keqe.

“Ky burrë kishte probleme kronike me alkoolin. Ai ishte pijanec dhe krijoi shumë incidente. Ai debatonte vazhdimisht me vëllain dhe fqinjët. Policia i kishte vizituar disa herë pas ankesave, por nuk ishte bërë asgjë” , thotë ai dhe shton.

Si ndodhi ngjarja

Krimi u krye mëngjesin e së martës, në shtëpinë ku jetonte 84-vjeçarja me të birin 59-vjeçar. E moshuara kishte probleme me lëvizjen dhe shikimin. Ajo që rezulton nga hetimet e policisë është se autori i ka marrë jetën së ëmës nga goditjet e forta me duar por edhe me sende të forta. Sipas të njëjtave informacione, gjatë natës 84-vjeçarja e i ka kërkuar të birit një gotë ujë. Më pas ai është ngritur dhe është turrur drejt saj duke e rrahur për vdekje. Menjëherë më pas ai hoqi të gjitha rrobat e saj nga trupi i pajetë i nënës së tij.

E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Autori pasi ka lënë të ëmën pa ndjenja është kthyer në shtratin e tij për të fjetur. Kur u zgjua në mëngjes kuptoi se e ëma kishte vdekur.

greqi

Sondazh

Poll